Adelina Rista
Deputet, PS, Qarku Fier
Znj. Adelina Rista lindi në Durrës, më 10 dhjetor 1957. Ka kryer studimet e larta në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, dega “Gjuhë-Letërsi”. Ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh në menaxhimin e burimeve njerëzore, komunikimin me publikun, çështje të përkatësisë gjinore etj. Ka një përvojë të gjatë pune në arsim dhe në administratën shtetërore si mësuese, drejtuese, përgjegjëse e personel i administratës pranë Drejtorisë Arsimore Fier; drejtore e Drejtorisë Arsimore Fier; përgjegjëse e zyrës së Arsim Kulturës pranë Prefekturës së Qarkut Fier; nëndrejtore e Drejtorisë së Artit e Kulturës pranë Bashkisë Fier; drejtore e Drejtorisë së Përgjithshme të Burimeve e Shërbimeve Njerëzore, Bashkia Fier.
Ka një kontribut të gjerë si anëtare në strukturat e PS-së Fier, aktualisht Kryetare e Forumit të Gruas Socialiste të rrethit Fier. Zonja Rista është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në një legjislaturë dhe është anëtare në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.