Adnor Shameti
Deputet, PS, Qarku Berat
Z. Adnor Shameti lindi në 12 maj 1973, në qytetin e Skraparit. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, dega Juridik. Në vitin 2008 ka marrë titullin Doktor i Shkencave në Drejtësi. Gjatë 1993-1994 ka kryer një specializim në arenën ndërkombëtare, Hollandë. Ka një veprimtari shumë të pasur profesionale në fushën e drejtësisë. Në vitet 1995 e në vazhdim, ai është avokat dhe anëtar i Dhomës së Avokatisë, Tiranë. Gjatë viteve 2006-2014 ai ka drejtuar një universitet privat.
Vizita e kualifikime të shumta në vende të Bashkimit Europian dhe SHBA, si dhe pjesmarrje në konferenca të shumta, brenda dhe jashtë vendit. Autor i parë dhe bashkëautor në disa botime dhe artikuj shkencorë, të publikuar brenda dhe jashtë vendit. Zoti Shameti është zgjedhur kandidat për deputet në zgjedhjet për Kuvendin 2017 në Qarkun Berat, propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.