Adrian Gurma
Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Sarandë
Z. Adrian Gurma është lindur në Shijak, më 25.11.1973. Rrjedh nga nje familje tradicionale e majte, me reputacion dhe kontribute te spikatura ne qytetin e Sarandes e me gjere.
Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësise në Tiranë, dega Mjekësi e Përgjithshme gjatë periudhës 1992-1998 dhe ka kryer specializim pranë Departamentit të Imazherisë si Mjek Imazherist (Radiolog). Është trajnuar dhe specializuar më tej, kryesisht për imazherinë e gjirit në klinika brenda dhe jashtë vendit.
Z. Gurma ushtron profesionin e mjekut ne Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3, Tiranë, që prej vitit 2015. Më parë ka punuar si mjek në njësi të ndryshme të rrethit Sarandë. Prej vitit 2006 ushtron këtë profesion edhe në klinika private. Z. Gurma është një mjek i njohur dhe i vlerësuar në komunitetin e Sarandës. Është njohës i mirë i gjuhës frënge, greke, italiane dhe angleze.
Në periudhën shkurt-qershor 2018 ka drejtuar Drejtorine Rajonale të FSDKSH Tiranë.
Adrian Gurma ushtroi funksionin e Nënprefektit në Sarandë prej Nentorit 2018 deri në Qershor 2019.