Antoneta Dhima
Deputet, PS, Qarku Fier
Znj. Antoneta Dhima lindi në Fier, më 5 dhjetor 1970. Ka kryer Akademinë e Forcave Tokësore në shkollën “Skënderbej”, dega Plan-Financë. Gjithashtu ka kryer studime pasuniversitare si vlerësuese e pasurive të paluajtshme. Po ashtu ka mbaruar studimet Master në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, në degën Ekonomi–Biznes. Në vitin 2012 ka marrë titullin “Kontabilist i miratuar” pranë Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar.
Ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit për problemet praktike të kontabilitetit, standardet e kontabilitetit, financat vendore, administrimin e rrjeteve informatike, sistemin e taksave, buxhetimin me pjesëmarrje, menaxhimin e pronave publike, trajnime për funksionet e përbashkëta dhe të deleguara, përkatësinë gjinore dhe buxhetin, integrimin gjinor në politikat publike në nivel lokal, menaxhimin spitalor. Nga viti 1993 deri në vitin 2004 ka qenë Shefe Finance në Repartet Ushtarake të qytetit Fier dhe Vlorë. Në vitet 2005–2006 ka qenë Drejtore e Financë–Buxhetit në Bashkinë Fier. Ka qenë Drejtore e Spitalit Rajonal Fier, në vitet 2013-2015. Gjithashtu në vitet 2006-2013 ka ushtruar detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme Ekonomike në Bashkinë Fier. Aktualisht, Znj. Dhima është deputete dhe anëtare në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.