Ardiana Jaku
Deputet, PS, Qarku Lezhë
Znj. Ardiana Jaku ka lindur në Dajç Lezhë, më 11 Qershor 1982. Ajo është e martuar prej 12 vitesh me Edi Jakun dhe kanë dy djem, Jonin dhe Drinin. Ardiana, në vitin 2000, ka përfunduar me rezultate të shkelqyera shkollën e mesme të përgjithshme “Hydajet Lezha”. Në vitin 2004 ka kryer studimet e larta në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në Shkodër dhe është diplomuar me rezultate shumë të mira në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Në 2007, Ardiana ka kryer studime pasuniversitare në fakultetin Ekonomik të Tiranës, ku ka mbrojtur Masterin në Financë. Ardiana ka punuar 2 vite si mësuese në shkollën e mesme “Kolin Gjoka”, në Lezhë.
Më vonë ka patur një angazhim 6-vjeçar në sistemin bankar. Në vazhdim ka punuar për 2 vite në pozicion drejtues për një organizatë prestigjoze ndërkombëtare. Nga 2013 e në vazhdim ka punuar si Drejtoreshë Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Lezhë. Aktivizimin shoqëror dhe politik e ka nisur që në vitet studentore me organizatat dhe lëvizjet rinore, si dhe shoqërinë civile. Në 2012 është anëtarësuar në Partinë Socialiste, ku është angazhuar në Forumin e Grave pranë PS, në pozicionin e koordinatores së qarkut Lezhë. Prej nje viti është zgjedhur kryetare e Partisë Socialiste Bashkia Lezhë.
Ardiana është trajnuar dhe ka patur eksperienca pune me kohë të pjesshme në projektet e shumë organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare. Më konkretisht, është certifikuar si eksperte nga APM GROUP – Angli, në shkrimin, prezantimin, menaxhimin dhe monitorimin e projekteve. Gjithashtu është trajnuar nga anëtarë të parlamentit Hollandez në Lidership dhe Ligjërim Publik. Ardiana gjithashtu është trajnuar në nivel profesional në sistemin bankar dhe programe kontabiliteti. Ardiana zotëron shumë mirë dhe ka mbrojtur gjuhën angleze dhe italiane.