top of page

Arif Tafani

Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Belsh

Z. Arif Tafani lindi në Belsh të Elbasanit, më 15 Prill 1968. Ka kryer studimet e larta për Agronomi të Përgjithshme në Korçë si edhe një Master në degën "E Drejta Administrative" në Universitetin Europian të Tiranës.

 

Ka një eksperiencë të gjatë pune, duke filluar nga Përgjegjës Sektori: ish- Kooperativa Bujqësore Belsh; Specialist Bujqësie pranë Drejtorisë së Bujqësisë Elbasan; Sekretar i Këshillit të Bashkisë Belsh; Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Pyjor të Qarkut Elbasan dhe duke vazhduar si Kryetar i Bashkisë Belsh, fillimisht nga Tetori i vitit 2000 deri në Qershor 2011 dhe më pas nga Gushti i viti 2015 e në vazhdim.

bottom of page