Artemis Malo
Deputet, PS, Qarku Gjirokastër
Znj. Artemis Malo ka lindur në Gjirokastër, më 19.05.1981. Ka përfunduar studimet e larta në degën Gjuhë Angleze në Universitetin “E.Çabej”, Gjirokastër dhe aktualisht mban titullin “Docent” si dhe gradën shkencore “Doktor i shkencave”, të fituar më 2016 në Universitetin e Tiranës. Dr. Artemis Dralo (Malo) ushtron profesionin e saj si pedagoge në Universitetin “E.Çabej”, Gjirokastër, që nga viti 2003 e në vazhdim. Ajo është një figurë e njohur dhe e vlerësuar në komunitetin minoritar Grek, si dhe atë Gjirokastrit. Në vitet 2004–2008 ka ushtruar detyrën e anëtares së Këshillit Bashkiak në Gjirokastër si dhe ka qënë Kryetare e FGRS, po ashtu edhe anëtare e Asamblesë Kombëtare së PS gjatë periudhës 2006–2009. Është njohëse akademike e gjuhës angleze, si dhe zotëron gjuhën greke, franceze dhe italiane.