top of page
Artur Bushi
Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Krujë
Z. Artur Bushi është Kryetar i Bashkisë Krujë prej gushtit të 2015. Ai lindi ne Thumanë më 17 janar 1975. Pas përfundimit të shkollës së mesme në gjimnazin “Arif Ali Sula” në Mamurras, ai emigroi jashtë vendit. Mbas disa vitesh kthehet në Shqipëri duke iu përkushtuar studimeve universitare ku diplomohet për Histori në Universitetin e Tiranës. Është gjithashtu njohës i gjuhës italiane dhe angleze.
Prej vitit 2011 në 2013 z. Bushi shërbeu si Kryetar i Komunës Thumanë, ndërsa prej 2013 në 2015 si Deputet i Qarkut Durrës, Rrethi Krujë.
bottom of page