top of page

Artur Roshi

Deputet, PD, Qarku Tiranë

Shkarko CV

Z. Artur Roshi lindi më 12.06.1969 në Gjirokastër. Ai ka përfunduar studimet si Inxhinier për Ndërtime Civile-Industriale në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, ndërsa në vitin 2004 është diplomuar në Degën e Ekonomisë Agrare.

 

Eksperiencat e z. Roshi në punë përfshijnë:

1. Deputet në Kuvendin e Shqipërisë , Prill 2019 – Aktualisht;

2. Mesimdhënie në Fakultet Inxhinierie, 2013 – 2019;

3. Drejtor i Pergjithshëm i Institutit të Ndërtimit, 2006 – 2013;

4. Drejtues Teknik e Ligjor në një Kompani Ndërtim-Projektimi, Ekspert për çështjet e ndërtimit 1996 – 1999;

5. Inxhinier Ndërtimi në Ent Privatizimi 1994 – 1996.

 

Kualifikimet e tij përfshijnë:

1. Doktorant në Inxhinierinë Sizmike “Riparimi dhe Përforcimi i Ndërtesave B/A,Përdorimi i Materialeve Tradicionale dhe Inovative” pranë IZIIS,Shkup 2016 – Qershor.2019;

2. Master I nivelit të dytë “Inxhinieria Konstruktive dhe Projektimi Sizmik”,pranë IZIIS-Shkup 2009 – 2011;

3. Kurs kualifikimi pasuniversitar për Vlerësimin e Pasurive të Paluajtshme;

4. Autor dhe bashkëautor i disa botimeve shkencore në Inxhinierinë Sizmike në konferenca ndërkombëtare.

 

Aktivitete Shoqërore dhe politike të z. Roshi përfshijnë:

1. Autor i Librit “Konservatorizmi Modern Europian”;

2. Organizimin e Konferencës “Dekomunistizimi,Integrimi dhe Balli Kombëtar Demokrat” – 2010;

3. Organizimin e Konferencës “Konservatorizmi Modern Europian në Shqipëri”- 2014.

bottom of page