top of page

Aurora Mara

Deputet, LSI, Qarku Dibër

Shkarko CV

Znj. Aurora Mara ka lindur më 11.06.1978 në Burrel. Ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi (Laurea Magistrale) cikli 5-vjecar, në Universitetin “La Sapienza”, Romë, konvaliduar si Master Shkencor në Drejtësi. Në 2013 ka kryer një Master të Nivelit të 2-të, në “Kriminologji”, në Universitetin “La Sapienza”, Romë, ndërsa në 2015 merr titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Republikës së Shqipërisë.

 

Znj. Mara ka punuar si asistente në një studio ligjore në Itali në periudhën 2008 - 2013. Në shkurt 2014 - nëntor 2017 shërbeu si shefe e Sektorit të Shpronësimeve, në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës. Prej nëntorit 2017 - shtatorit 2018 shërbeu si shefe Sektorit të Kodeve dhe Rregullave të Transportit në Ministrine e Infrastrukturës dhe Energjisë.

bottom of page