top of page

Besa Shahini

Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Shkarko CV

Znj. Besa Shahini ka lindur në Prishtinë, në vitin 1982.


Znj. Shahini ka një karrierë profesionale të pasur në Kosovë, Gjermani, Kanada dhe së fundi, në Shqipëri.


Prej vitit 2017, znj. Shahini ka mbajtur pozicionin e Zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, kryesisht me fokus tek arsimi parauniversitar.


Znj. Shahini vjen nga një eksperiencë si themeluese dhe drejtore e Plenumit për Arsim në Prishtinë, me fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit parauniversitar në Kosovë. Njëherazi ka qenë analiste e pavarur politikash për çështjet e integrimit europian dhe arsimit. Ka punuar si analiste e lartë politikash pranë Iniciativës Europiane për Stabilitet (ESI) në Berlin. Më parë ka qenë asistente akademike e hulumtimesh në Universitetin e Jorkut, në Toronto. Besa ka themeluar dhe drejtuar Iniciativën Kosovare për Stabilitet (IKS) në Prishtinë. Ka eksperiencë si ligjëruese edhe në Institutin e Barcelonës për Studime Ndërkombëtare (IBEI).


Znj. Shahini është autore e mbi 20 publikimeve në fushën e arsimit dhe integrimit europian, si dhe ka qene kolumniste e rregullt në mediat në Kosovë.


Znj. Shahini mban titullin Master në Politika Publike nga Shkolla e Qeverisjes Hertie, në Berlin, me bursë të plotë nga Fondacioni Hertie. Ka kryer studimet Bachelor në Shkenca Politike dhe Administratë Publike pranë Universitetit të Jorkut, me bursën “Friends of Glendon”. Ka studiuar me bursë të plotë “Jean Chrétier” në Kolegjin Lester B. Pearson, në Toronto.


Znj. Shahini flet rrjedhshëm anglisht, serbisht dhe njeh gjuhën frënge dhe atë gjermane.

bottom of page