Blendi Klosi
Ministër i Mjedisit dhe Turizmit
Z. Blendi Klosi lindi në Tiranë, më 17.01.1971. Z. Klosi është diplomuar në fushën e Inxhinierisë Elektronike, në Fakultetin e Inxhinierisë pranë Universitetit të Tiranës, ku më pas u angazhua si pedagog. Gjatë viteve 1994-1996 ka mbajtur detyrën e Përgjegjësit të Sektorit në Qendrën e Studimeve të Projektimeve Elektronike. Në vitin 1996 ka shërbyer në Këshillin e Ministrave fillimisht pranë DAP dhe më tej si asistent i Kryeministrit.
Veprimtaria politike e Z. Klosi është e mjaft e pasur me angazhime të rëndësishme si Zëvendësministër i Pushtetit Lokal, Kryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Ministër i Shtetit gjatë periudhës 2002-2004 dhe Ministër i Rinisë, Kulturës dhe Sporteve në vitin 2004-2005. Në vitin 2015-2017 ka mbajtur postin e Ministrit te Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Gjithashtu, Z. Klosi është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe që nga viti 2005 mban pozicionin e Sekretarit Organizativ në këtë parti. Blendi Klosi ka një angazhim të gjatë si deputet, përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Sociale në 4 legjislatura.