top of page

Damian Gjiknuri

Deputet, PS, Qarku Vlorë

Z. Damian Gjiknuri lindi më 25 Maj 1972, në qytetin e Tiranës. Ai banon në Tiranë dhe është i martuar me Rovena Gjiknurin (Agollin), me të cilën ka një djalë, Aleksin. Ai është i diplomuar në Drejtësi në vitin 1994, në Universitetin e Tiranës dhe zotëron gradën Master në Politikat Publike dhe Ligj të lëshuar nga “NPS School” të Monterey, Kaliforni, SHBA (2004) dhe Kolegji i Ligjit Londër, Britani e Madhe (1996). Ai ka kryer edhe disa studime pasuniversitare në Qendrën për Politikat e Sigurisë në Gjenevë (2000) dhe të Drejtë Ndërkombëtare në Universitetin e Leidenit, Holandë (1994). Gjatë aktivitetit profesional ka kryer dhe kurse të ndryshme profesionale në institucione të ndryshme arsimore dhe profesionale në SHBA dhe BE, në fushat e sigurisë, mjetet speciale të hetimit, hetimi penal, kontratat publike, koncesionet, politika publike, ligjet zgjedhore etj. Gjiknuri është anëtar i Partisë Socialiste që nga viti 2005 dhe është zgjedhur Deputet në Qarkun e El­basanit (Gramsh) në vitin 2009 dhe 2013.

Ai është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe Sekretar për Çështjet Zgjedhore që nga viti 2011. Më parë, në vitin 2007, ai u zgjodh nënsekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore dhe bashkëautor i Kodit Zgjedhor 2008. Gjiknuri ka qenë anëtar i Komisionit të Ligjeve të Ku­vendit të Shqipërisë (2009–2013), si dhe bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore 2011–2012. Përpara zgjedhjes si deputet, në vitin 2009, Damian Gjiknuri ka punuar si drejtues i një zyre ligjore dhe këshilltar ligjor për reformat rregullatore ekonomike në vend dhe rajon, financuar nga BE, USAID, GTZ, etj. Deri në vitin 2005 Z. Gjiknuri ka ushtruar funksi­one të ndryshme publike, si: Drejtor i Kabinetit të Ministrit të Rendit Publik (2005), Sekretar i Përgjith­shëm i Ministrisë së Mbrojtjes (2001–2005), Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Marrëveshjeve në Ministrinë e Rendit Publik dhe Koordinator Kombëtar për Çështjet e Drejtësisë dhe ato të Brendshme për nego­cimin e hapjes së negociatave me KE (1999 – 2001), Drejtues i Planizim–Drejtimit në SHISH (1998), Gjy­qtar i Shkallës së Parë (1995-1996), jurist në instituci­one të ndryshme (1994-1995). Ai zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe mirë gjuhën italiane.

bottom of page