top of page
Ediola Braha
Deputet, LSI, Qarku Gjirokastër
Znj. Ediola Braha lindi më 24.02.1978 në Kërcyrë, Përmet. Studimet universitare i kreu tek Universiteti “Eqerem Çabej”, Gjirokastër, dega “Gjuhë Angleze” në vitet 1996 – 2001, ndërsa në vitet 2003 – 2010 ka kryer studimet në degën “Menaxhim Biznesi” pranë Universitetit “Kristal”.
Eksperiencat e punës së znj. Braha përfshijnë:
2001-2003: Mësuese e gjuhës angleze në shkollën e mesme të përgjithshme, Levan;
Janar 2010-mars 2011: Zëvendësdrejtore në Drejtorinë Spitalore “Përparim Tepelena”, Tepelenë;
Shtator 2011-shtator 2013: Pedagoge e jashtme, Universitetin “Kristal”;
Janar 2012- prill 2013: Drejtore në drejtorinë spitalore “Përparim Tepelena”, Tepelenë;
Nëntor 2013- 2018: Drejtore në drejtorinë spitalore “Përparim Tepelena”, Tepelenë.
bottom of page