top of page
Edlira Hyseni
Deputet, LSI, Qarku Durrës
Znj. Edlira Hyseni, lindur në Lushnjë, ka kryer studimet e larta në vitet 1995 - 2001 pranë Fakultetit Ekonomik, dega “Administrim Biznesi”, Universiteti i Tiranës. Më tej, në vitet 2002 - 2005 ka përfunduar studimet në Fakultetit “Economia Aziendale”, Universiteti i Firencës, Itali.
Prej 2006 në 2008 znj. Hyseni ka punuar si financiere pranë shoqërisë “ADC”, SH. A. dhe “PELIKAN”, SH. P. K. Durrës.
Nga 2008 në 2010 ka punuar stazhiere dhe e punësuar pranë ekspertes kontabël të autorizuar znj. Nadire Hyseni. Nga 2010 e deri në shkurt 2019 znj. Hyseni ka qenë eksperte kontabël e regjistruar, pranë një studio private.
bottom of page