top of page
Eduard Duro
Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Devoll
Eduard Duro është Kryetar i Bashkisë Devoll. Ai ka lindur në Cetë, Devoll, më 14 shkurt 1976. Pas përfundimit të shkollës së mesme në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Miras, Devoll, ai ndoqi studimet e larta në Korçë, ku u diplomua për “Marketing” në Universitetin “Fan.S.Noli" gjatë viteve 1997-2001.
Gjatë viteve 2001 - 2003 shërbeu si përgjegjës i Zyrës së Financës, Komuna Miras.
Në vitet 2003 - 2007 shërbeu si Inspektor Kontrolli dhe Evazioni Fiskal në degën e tatimeve Devoll.
Përgjatë 2007 - 2019 shërbeu si Agjent Doganor i Dean Sh.P.K pranë Doganës Kapshticë.
Aktivitet shoqërore dhe politike përfshijnë: anëtar i Partisë Socialiste të Shqipërisë që prej vitit 1994.
bottom of page