Elena Xhina

Deputet, PDIU, Qarku Elbasan

Znj. Elena Xhina lindi më 1 tetor 1978 në Gjirokastër.

 

Studimet e saj përfshijnë: Universiteti Europian i Tiranës, Shkolla Doktorale. Titulli Doktor në “ Shkenca Juridike “, E Drejtë Penale”. Universiteti “Aleksander Xhuvani”, Elbasan, diplomuar me titullin Jurist.

 

Më parë znj. Xhina ka shërbyer si nënkryetare e Këshillit të Qarkut Elbasan dhe anëtare e Këshillit Bashkiak, Bashkia Elbasan.

 

Znj. Xhina ka ushtruar profesionin si avokate, Dhoma e Avokatisë Elbasan. Poashtu si pedagoge e jashtme pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti “Aleksander Xhuvani “ dhe pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Shkencave Mjeksore Teknike, Universiteti “Aleksander Xhuvani “.