Elton Arbana
Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Shijak
Z. Elton Arbana ka lindur 25.12.1984 në Shijak, i martuar dhe baba i 4 fëmijëve, 3 vajzave dhe një djalë.
I shkolluar në Turqi, ku ka përfunduar arsimin e mesëm në periudhën 1999-2003 me rezultate të shkëlqyera. 2006-2010 është diplomuar në fakultetin Juridik, pranë Universitetit privat ‘Justiniani I’ . Flet shumë mirë 3 gjuhë të huaja, Anglisht, Turqisht dhe Italisht, ndërkohë që pas formimit të tij fillimisht është angazhuar pranë biznesit të tij privat, në fushën e tregtisë së automjeteve, ndërsa më pas, ka nisur dhe angazhimin e tij në politikë, fillimisht si anëtar i FRESSH dhe më pas në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste.
Që prej vitit 2016 është Kryetar i PS për degën lokale, Shijak. Nga 2013-2017 ka punuar si Përgjegjës Sektori i IKMT, Qarku Durrës.