Emiriana Sako

Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Durrës

Shkarko CV

Znj. Emiriana Sako ka kryer studimet e larta në vitet 2002-2008 në Universitetin Politeknik të Tiranës, fakulteti i Inxhinierisë Civile, dega Arkitekturë- Master Shkencor.

Në vitet 2011-2012 Sako ka kryer në Romë në universitetin Roma Tre, masterin profesional Housing-mënyra të reja të banimit ndërmjet inovacionit dhe transformimit

Sako ka kryer edhe një sërë trajnimesh të rëndësishme si ai i organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit: International Exchange Alumni, International Visitor Leading Program me fokus -Personat me aftësi ndryshe, auditimi i energjisë organizuar nga Universiteti Polis në Tiranë etj.

Emiriana Sako është me profesion arkitekte me eksperiencë mbi 12 vite punë progresive duke kontribuar në fushën e zhvillimit të qytetit të Durrësit.

Sako ka marrë pjesë në të gjitha projektet më të mëdha të Durrësit duke bashkëpunuar edhe me studio të njohura ndërkombëtare lidhur me to. Ajo është një nga hartueset e planit të përgjithshëm vendor dhe bashkëprojektuese e disa prej projekteve më të mëdha urbane në qytet.

Në këto 12 vite punë në Bashkinë e Durrësit Sako ka punuar në Drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, më pas ka vijuar si drejtoreshë e shërbimeve, drejtoreshë e përgjithshme e shërbimeve dhe më pas zëvendëskryetare e Bashkisë së Durrësit.