Erion Isai
Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Kolonjë
Erion Isai ka lindur në Kolonjë më 01.11.1988. Ai ka mbaruar studimet për Regjizor tek Akademia e Arteve në Tiranë përgjatë 2007 - 2011.
Eskperiencat e mëparshme të punës për z. Isai përfshijnë:
- Aktor pranë Top Channel TV, Tiranë (15 shkurt 2007 – 30 maj 2007);
- Asistent regjisor dhe organizator pranë TV Klan (1 qershor 2008 – 30 maj 2009);
- Aktor dhe skenarist pranë Top Channel TV (1 tetor 2009 – 30 maj 2017);
- Regjisor tek Teatri Metropol (1 janar 2011 – 25 tetor 2011);
- Regjisor tek Kompalina “AA” dhe “Digitalb” (30 nëntor 2011 – 30 prill 2013);
- Regjisor tek Teatri "Andon Zako Cajupi", Korçë (1 gusht 2013 – 30 tetor 2013);
- Autor dhe skenarist tek Digitalb (1 janar 2013 – 30 maj 2013) / (tetor 2016 – nëntor 2016);
- Regjisor tek Teatri Kombetar Eksperimental dhe “Air Studio” (shkurt 2017 – prill 2017).
Deri në përzgjedhjen e tij si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë Kolonjë, z. Isai shërbeu si drejtor i Teatrit të Kukullave, Tiranë.