Ermonela Felaj
Deputet, PS, Qarku Berat
Znj. Ermonela Valikaj Felaj lindi në Berat, më 9 Nëntor 1976. Ajo është e martuar me Z. Bledar Valikaj dhe ka një vajzë që quhet Hera. Znj. Felaj në korrik 1999 ka perfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2002 ka përfunduar studimet në Shkollën e Lartë të Magjistraturës si “Magjistrate Prokurore”. Ka punuar si prokurore në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Fier dhe Berat, deri në vitin 2009.
Znj. Ermonela Valikaj Felaj është zgjedhur për dy mandate deputete për qarkun e Beratit, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 si dhe në ato të vitit 2013. Gjithashtu ka qenë anëtare e “Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, “Komisionin e Sigurisë Kombëtare” si dhe “Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve” në Kuvendin e Shqipërisë. Aktualisht është Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Znj. Felaj zotëron shumë mire gjuhën frënge, italiane dhe njeh gjuhën angleze.