top of page

Ervin Bushati

Deputet, PS, Qarku Tiranë

Z. Ervin Bushati ka lindur në 15 Tetor 1975. Prej vitit 2014 është Deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Z. Bushati ka përfunduar studimet në qershor 1999 ku është diplomuar në universitetin “DePaul University” Chicago, Illinois, USA për Financë/ Ekonomi (B.S). Në qershor të 2000 ka përfunduar specializimin professional “Distributive Systems” IT/Financë në të njëjtin universitet.

 

Gjatë periudhës 2002-2013 Z. Bushati ka qënë themelues dhe administrator i kompanisë “Bushati Konstruksion” sh.p.k. Për një periudhë një vjeçare, nga 2001-2002 ka qënë praktikant në “Chicago Board of Option’ Exchange”,si përgjegjës për mirëmbajtjen e sistemit elektronik dhe softëare-in e përdorur në aktivitetet e përditshme tregtare, shërbimin e ndërlidhjes mes agjentëve institucional të mallrave dhe zyrave tregtare të CBOE.

 

Nga Prilli 1999 deri Dhjetor 1999 ka qënë asistent i kërkimeve shkencore për Dr. Linda Alwitt, ‘Departamenti i Marketingut’, “DePaul University”, Chicago USA dhe hulumtues në “Consumer Reaction to Suspense and Curiosity” reklama, përgjegjës për zhvillimin e intervistave dhe subjekteve në Ortex, mbledhjen e posatçme e të të dhënave të projektuar për përpunimin e software, hedhjen dhe analizimin i të dhënave në SPSS dhe SAS, hulumtimi dhe përpunimi i të dhënave për anëtarët e fakultetit.

Z. Bushati është njohës shumë i mirë i 5 gjuhëve të huaja: Anglisht, Italisht, Greqisht, Spanjisht, Frëngjisht.

bottom of page