top of page
Ervin Demo
Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Berat
Ervin Demo ka lindur në Berat, më 28 Maj 1982. Ka kryer studimet e larta për Administrim Biznesi në Universitetin e “Westminster” në Londër.
Pas përfundimit me sukses të masterit për Manaxhim dhe Marketing në Universitetin e “Kingston” ai vazhdoi studimet e tij në Universitetin e Tiranës. Që prej 2004 Prof. Asoc. Dr. Ervin Demo ishte pedagog në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.
Është gjithashtu bashkë autor i disa librave të publikuar në Shqipëri. Studimet e tij pasohen nga një karrierë e shkëlqyer akademike në kërkime dhe nisma kërkimore në fushën ekonomike. Që nga Tetori i vitit 2017 deri në Tetor të 2018 ka qenë në pozicionin e zëvendësministrit, në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
bottom of page