Fatmir Velaj
Deputet, PS, Qarku Vlorë
Z. Fatmir Velaj u lind në Fier, më 31.07.1963. Nga viti 1991 jeton dhe punon midis Vjenës, Tiranës dhe Vlorës me nënshtetësi austriake dhe shqiptare, e drejtë kjo e dhënë në vitin 2006 nga qeveria e Austrisë për merita të veçanta për artin dhe kulturën austriake dhe europiane. Ka studiuar dhe u diplomua për “Art dhe Menaxhim Kulture” në Universitetin e Arteve të aplikuara në Vjenë. Titulli Akademik MAS. Ka ushtruar profesionin nga viti 2001 deri në 2013, duke mbajtur pozicionin e kryetarit të bordit të “Forum Weltoffen International” me qendër në Vjenë. Zotëron gjuhën gjermane, angleze dhe italiane. Është piktor, fotograf dhe shkrimtar i njohur në arenën ndërkombëtare si krijues i strategjive dhe iniciativave europiane, ideator e moderator konferencash, si dhe kurator ekspozitash.
Vlerësime dhe nderime:
2014 – Cleveland, Ohio-USA. Kryetari i Bashkisë i dorëzon “Rezolutën e mirënjohjes” për punën e tij nëpërmjet artit dhe kulturës si ndërtues urash midis popujve.
2013 – Presidenti i Austrisë i akordon medaljen e lartë “Kryq i artë i kalorësit të shkallës I”, për merita të veçanta për Republikën e Austrisë.
2011 - Presidenti i Parlamentit Europian i jep medaljen e lartë “Civi Europaeo Preamium” (Qytetar Europian) për merita të veçanta për Bashkimin Europian.
2003- Në Kryeministrinë e Austrisë i dorëzohet medalja “Bundesehrenzeichen” (Qytetar Nderi), për merita të veçanta për Republikën e Austrisë.
2009 – Novoli, Itali. Fiton çmimin “Focara” për fotografinë bashkëkohore.
Ka botuar libra dhe katalogë në Vjenë, Athinë, Kairo, Bukuresht, Trieste, Bari, Prishtinë, Shkup, Salzburg, Ohër, Tiranë, etj