top of page

Fatmir Xhafaj

Deputet, PS, Qarku Tiranë

Z. Fatmir Xhafaj lindi më 17 maj 1959. Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politiko – Juridike, dega Drejtësi. Gjithashtu ka kryer kualifikime brenda dhe jashtë vendit (Romë, Bruksel, Londër etj.) në periudha të ndryshme në fushat e konsulencës ligjore, menaxhimit dhe administratës publike. Ka një veprimtari profesionale të pasur në fushën e jurisprudencës. Në vitet 1982-1986 ka qenë jurist në sistemin e drejtësisë.

 

Nga viti 1999 deri në vitin 2001 ka kryer profesionin e lirë si jurist, avokat i një studioje të tijën ligjore. Në veprimtarinë politike nga viti 1997 deri në vitin 1999 ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Ka mbajtur postin e Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Turizmit në harkun kohor shkurt-shtator 2002 dhe atë të ministrit të Drejtësisë në vitet 2003-2005. Zoti Xhafaj është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në katër legjislatura dhe është kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

bottom of page