Fatos Tushe

Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Lushnjë

Fatos Tushe ka lindur në 25 Dhjetor në Lushnjë. Përpara kandidimit për Bashkinë Lushnjë në 2019, ka shërbyer si deputet i Parlamentit për zonën e Fierit; anëtar i Partisë Socialiste, anëtar në Komisionin e Prodhimit, Tregtisë dhe Mjedisit. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, dega Makineri në vitin 1994; ka kompletuar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Tiranës (2009). Ka qenë kryetar i bashkisë Lushnje për vitet 2007–2009; Anëtar i Parlamentit në legjislaturën XVIII deri më 31.03.2011. Ai dha dorëheqjen sepse kandidoi për bashkinë e Lushnjës në zgjedhjet lokale të vitit 2011.