Flamur Golemi

Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Gjirokastër

Flamur Golemi ka lindur në Gjirokastër, më 11 Prill 1976. Studimet e larta i ka përfunduar në Universitetin e Tiranës për Mjekësi të Përgjithshme, në vitet 1996-2002. Ka punuar si mjek në shërbimin parësor në Gjirokastër për dy vjet dhe më pas ka vijuar studimet në Mjekësi për Okulistikë. Filloi punën si mjek okulist në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, pranë “Athens Eye Clinic”, dhe si lektor i jashtëm në Universitetin “Eqerem Çabej”. Aktualisht është duke kryer edhe studimet doktorale.