Florenc Spaho
Deputet, PS, Qarku Elbasan
Z. Florenc Spaho ka lindur në Elbasan, më 9 qeshor 1984. Shkollën 8-vjeçare dhe atë të mesme i ka ndjekur në qytetin e Elbasanit. Në vitin 2007 është diplomuar si infermier në universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe po në këtë vit ka filluar punë pranë Spitalit Rajonal të Elbasanit. Gjatë të njëjtës kohë ka ndjekur studimet në degën Fizioterapi dhe në vitin 2009 ka filluar aktivitetin si fiziatër në një klinikë fizioterapie, të cilën edhe e administronte. Prej vitit 2007 dhe deri tani ka kryer specializime të shumta në fushën e fizioterapisë, në Shqipëri por edhe jashtë saj. Në vitin 2014, bashkë me disa kolegë themeluan shoqatën “Albanian Fund in Support Of Sick”.
Prej viti 2015 është asistent/pedagog në Fakultetin e Shkecave Mjekësore Teknike, në universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Po ashtu, që prej këtij viti është zgjedhur fizioterapist i Federatës Shqiptare të Futbollit në ndeshjet që ekipi i Shqipërisë zhvillon në Elbasan. Prej vitit 2016 drejton Departamentin e Psicomotricitetit pranë Qendrës Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta. Përtej eksperiencave profesionale dhe akademike në fushën e fizioterapisë, ndjek gjithashtu prej 3 vitesh studimet në Universitetin Mjekësor të Tiranës, dega Mjekësi e Përgjiththshme.