top of page

Fran Tuci

Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Fushë-Arrëz

Shkarko CV

Z. Fran Tuci ka kryer arsimin fillor dhe të mesëm në Fushë-Arrëz. Në moshen 23 vjeçare ka filluar punë si ekonomist oficine në minierën e bakrit Fushë Arrëz nga viti 1986 deri në vitin 1993. Më tej në vitet 1993-1996 ka punuar si Përgjegjës i Parkut të Transportit në Fushë Arrëz.

Nga data 16.06.1996 deri më datë 31.12.1996, ka punuar Përgjegjës i Parkut Rrëshen.

Eksperienca e tij si Përgjegjës Sektori në Minierën e Bakrit Fushë Arrëz vijon nga 01.01.1997 deri me 01.01.2004.

Në vitin 2010 ka mbaruar studimet universitare të ciklit të parë në Fakultetin e Drejtësisë.

Më vonë në vitin 2011 ka drejtuar kompaninë security “KRISTAL ” deri në vitin 2015.

Në vitin 2015 kandidohet nga Pastia Socialiste dhe zgjidhet Kryetar i Bashkisë Fushë Arrëz.

Me 29.06.2018 e në vazhdim është anëtar i Këshillit Lokal Të Paqes- Fushë Arrëz.

Ai gjithashtu disponon çertifikata mbi Lidershipin me temë “Transforming Leadership and Gonvernance Seminar”, çertifikatë nga ASPA me teme “ Ofrimi i Sherbimeve Administrative ne Nivel Vendor”.

bottom of page