Fredi Kokoneshi

Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Divjakë

Z. Fredi Kokoneshi ka lindur më 03.09.1968 në Divjakë.

 

Shkollën fillore dhe të mesme bujqësore i ka përfunduar në Divjakë, ndërsa  studimet e larta i ka kryer  në Fakultetin e Forcave Tokësore pranë Akademisë Ushtarake “SKËNDERBEJ” në Tiranë.

 

Nga viti 1997 deri në vitin 2006 ka punuar si inspektor në Degën e Tatim-Taksave në Lushnje, gjithashtu ka administruar suksesshëm biznesin privat deri në vitin 2011.

 

Ka ndjekur disa kurse kualifikuese dhe trajnuese të ndryshme midis të cilave, trajnim me Guardia di Finanza-n, kurse në menaxhim projektesh dhe  ka  qenë kandidat për deputet i PS-së.

 

Z. Fredi Kokoneshi është I martuar dhe ka dy fëmijë.