top of page

Gentian Picari

Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Vorë

Shkarko CV

Gentian Picari ka lindur në Tiranë më datë 27.12.1990.
Z.Picari ka kryer studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës, në fakultetin Ekonomik dhe mban titullin “Master i Shkencave” në profilin Ekonomiks. Më pas ka ndjekur ciklin e studimeve të doktoraturës në Universitetin e Granadas në Spanjë.
Gjatë periudhës 2014-2019 ai ka mbajtur pozicionin e lektorit, në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës, ku ka mbuluar fushën akademike në Makroekonomi, Mikroekonomi, Hyrje në ekonomi dhe Shkrim Akademik.

Fokusi i tij i hulumtimit është përqendruar kryesisht në fushat e poltitikave monetare dhe fiskale, me synimin që hulumtimet e tij të shërbejnë si sygjerime për mirëqeverisjen dhe politikat publike. Ai ka ndjekur disa trajnime brenda dhe jashtë vendit si dhe zotëron eksperiencë në fushën e trajnimeve Start-up dhe në hartime planesh biznesi.

Nga nëntori i vitit 2020, Gentian Picari mban pozicionin e Kryetarit të Bashkisë Vorë.

bottom of page