top of page

Gjon Gjonaj

Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Pukë

Shkarko CV

Z. Gjon Gjonaj lindi më 20.09.1955 në fshatin Kçirë të Pukës.

 

Pas përfundimit të arsimit fillor, vijon shkollen e mesme në qytetin e Pukës, të cilen përkundër veshtirësive të kohës e përfundon me rezultate të larta duke bërë që të vijonte sfiden e tij për të ndjekur studimet e larta, ëndërr që e shoqëronte që në fëmijërinë e hershme. Pas kryerjes së përiudhes së stazhit, një detyrim i kohës, të cilin e bënë në Ndërmarrjen e Përpunimit të Drurit në Fushë Arrëz, në vitin 1976 fillon studimet e larta në degen Agronimi.

 

Sapo përfundon studimet e larta, në vitin 1980 autoritetet e larta shtetërore të kohës e angazhojnë me detyrë të rëndësishme shtetërore, siç ishte drejtimi dhe menaxhimi i organizimit bujqësorë të kohës në zonen e Qerretit, ku sërish shoqërohet me rezultate të larta në punë. Z. Gjonaj pas drejtimit për katër vite me radhë të Koperativës së Qerretiti emrohet në seksionin e Industrisë Pukë, detyrë të cilen e mban deri në vitin 1994.

bottom of page