Gramoz Ruçi
Kryetar i Kuvendit
Z. Gramoz Ruçi lindi në Tepelenë, më 6 dhjetor 1951. Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë Pedagogjik, dega Bio-Kimi. Nga viti 1971 deri në vitin 1978 ka ushtruar profesionin e arsimtarit. Veprimtarinë politike Z.Ruçi e ka nisur në vitin 1978 ku deri në vitin 1991 ka qenë nëpunës në organet partiake dhe shtetërore. Në periudhën shkurt-qershor të vitit 1991 ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme.
Në vitet 1998-1999 ka qenë Sekretar organizativ dhe kryetar i grupit të PS-së. Nga viti 2010 e në vazhdim Gramoz Ruçi mban postin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së dhe atë të Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të PS-së. Zoti Ruçi është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në gjashtë legjislatura dhe aktualisht është anëtar në Komisionin për Integrimin Europian.