Halil Jakimi
Deputet, PD, Qarku Dibër
Z. Halil Jakimi lindi më 17.04.1991 në Shupenzë, Dibër. Ai ka kryer studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Pyjore, në vitet 2009 – 2012. Z. Jakimi përfundoi poashtu studimet Master Shkencor në Inxhinieri Pyjore në vitet 2012 – 2014.
Prej tetorit 2013 deri në dhjetor 2015 z. Jakimi ka shërbyer si anëtar i Këshillit Mbikqyrës në SH. A. Ujësjellës Bulqizë. Prej marsit 2014 – korrik 2015 ai ka shërbyer poashtu si përgjegjës i zyrës së ndihmës ekonomike në Njësinë Administrative, Shupenzë.
Prej qershorit 2013 në shkurt 2014 z. Jakimi poashtu ka punuar si inxhinier pyjesh në Njësinë Administrative Shupenzë.
Prej qershorit 2016 deri në prill 2019 ai ka qënë përgjegjës zyre dhe officer kredie te Fondi Besa Sh. A, Bulqizë.
Karriera e tij politike, përpara pranimit të mandatit të deputetit, përfshin prej korrikut 2015 – mars 2019 edhe të qenit Anëtar i Këshillit Bashkiak Bulqizë.