Jorgo Goro
Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Himarë
Z. Jorgo Goro lindi në Himarë më 9.12.1965. Në vitin 1988 ai përfundoi Shkollën Ushtarake “Skënderbej” për Oficer. Nga 1988 në 1991 emërohet pedagog në Shkollën Ushtarake “Skënderbej”, ndërsa nga 1991 në 2001 emigroi në Greqi.
Pas kthimit në Shqipëri, prej vitit 2001 në 2006 z. Goro drejtoi Albtelekom dega Himarë, ndërsa në 2003 u zgjodh prej Partisë Socialiste si kandidat për Kryetar Bashkie Himarë.
Në vitet 2004 - 2008 ai mbaron studimet e larta në degën "Menaxhim Biznesi", Universiteti "Ismail Qemali", Vlorë. Nga 2012 e në vazhdidm kryen studimet Master në "Menaxhim Biznesi", Universiteti "Marin Barleti", Tiranë.
Prej 2008 - 2011 z. Goro drejtoi filialin e "Alpha Bank" Himarë, ndërsa prej 2011 e në vazhdim është zgjedhur dhe ka shërbyer si Kryetar i Bashkisë Himarë.