top of page
Klajdi Qama
Deputet, LSI, Qarku Berat
Z. Klajdi Qama ka lindur më 13.06.1988 në Poliçan, Skrapar. Ai ka përfunduar ciklin e lartë të studimeve në vitet 2009 – 2012 tek Universiteti “Kristal”, Dega Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ai zotëron poashtu një Master Profesional në të Drejtë Civile pranë Universitetit të Tiranës.
Z. Qama ka punuar nga viti 2009 deri në 2013 tek firma “Klerajdi” Sh.P.K.
Prej 2013 e deri në 2018 ai ka punuar si specialist në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
bottom of page