top of page

Klement Ndoni

Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Këlcyrë

Shkarko CV

Z. Klement Ndoni ka lindur në Këlcyrë më 10.09.1976. Ai ka mbaruar arsimin e lartë për degën Administrim Biznesi, Master Niveli II dhe është zotërues i mirë i gjuhës angleze dhe italiane.

 

Kualifikime të tjera profesionale të z. Ndoni përfshijnë:

“Menaxhimi i projekteve publike” Certifikuar ITAP 2010;

“Decentralizimi i pushtetit Vendor, hap drejt integrimit europian” certifikate ITAP 2008;

Projekt design & management workshop” USAID 2005;

Buxhetimi lokal me pjesemarrjen e komunitetit” USAID 2006.

 

Z. Ndoni ka qenë anëtar i Partisë Socialiste që në vitin 1994. Eksperiencat e tij politike poashtu përfshijnë të qenit anëtar i Asamblesë së PS, qyteti Këlcyrë, anëtar i Asamblesë së PS, rrethi Përmet si dhe anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS. Që prej vitit 2011 z. Ndoni ka shërbyer si Kryetar i Bashkisë Këlcyrë.

bottom of page