Klodian Taçe
Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Gramsh
Z. Klodian Taçe lindi më 12.02.1982, në një familje tradicionale shqiptare, me vlera dhe virtyte të spikatura, në qytetin e Gramshit. Pas përfundimit të shkollës së mesme në gjimnazin e përgjithshëm “Shefqet Guzi”, vazhdoi studimet e larta në “Universitetin e Tiranës“ dhe është diplomuar në degën Matematikë.
Eksperiencat në punë datojnë që nga viti 2006. Konkretisht: eksperienca e parë ka qënë si punonjës IT pranë një subjekti privat. Më pas ka punuar si inxhinier teknik i aparaturave mjeksore.
Në vitin 2011-2013 ka mbajtur pozicionin e inspektorit, në Bashkinë Gramsh dhe më pas për tre vite rresht drejtoj ndërmarrjen e ”Uzinës Mekanike Gramsh”.
Gjatë viteve, ka kryer një sërë kualifikimesh dhe trajnime. Ndër më kryesoret janë: kursi trajnimit për shërbimet e aparaturave mjekësore, në “Marl Germany Medical Econet Compact Patient Monitor, ECG Cardio M/M+ , Sonost 3000 , Dexxum T. Advanced Application and Product Course For GE Ultrasound 3D ,4D” Athens Greece.
Disponon çertifikatë Sigurie e kategorisë “B” niveli “Sekret”, e lëshuar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, pranë Kryeministrisë.
Prej vitit 2016 ka shërbyer si kryetar i Partisë Socialiste të rrethit Gramsh.