Klodiana Spahiu
Deputet, PS, Qarku Durrës
Znj. Klodiana Spahiu lindi më 22 maj 1976, në Durrës. Ka studiuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme. Më pas, në vitin 1998-2002 është specializuar në fushën e Kardiologjisë, në po të njëjtin departament pranë Q. S. U. T “ Nënë Tereza”, në Tiranë. Ka një sërë specializimesh ndër vite, si në fushën e kardiologjisë joinvazive: Ekokardiografi, PU-EKG, Eko-doppler e karotideve, pranë Universitetit Katolik: “Sacro Cuore”, Facolta di Medicina e Chirurgia Agostino Gemeli, Romë, Itali.
Në 2003-2004 studioi në Shkollën Pasuniversitare SH.P.U, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Departamenti i Lëndëve Paraklinike. Tetor 2005 - Dhjetor 2005 ka kryer specializim në fushën e Kardiologjisë Invazive, kateterizimi i zemrës dhe koronarografinë e zemrës, pranë Spitalit “Santa Chiara”, Pisa, Itali. Ka ushtruar profesionin e mjekut në klinikën e parë të kardiologjisë në Q.S.U.T. “Nënë Tereza”.
Po ashtu ka punuar si mjeke kardiologe dhe në repartin e patologjisë në spitalin e Durrësit. Më pas është zgjedhur dhe drejtoreshë e këtij spitali. Karriera e saj i është dedikuar edhe fushës së pedagogjisë. Në vitin 2002-2003 ka qenë pedagoge në Departamentin e Lëndëve Paraklinike, Universiteti i Tiranës. Viti 2006 - Pedagoge e Jashtme në Lëndën e Fiziologjisë në Universitetin Privat “UFO”, Tiranë.
Viti 2008 dhe në vazhdim - Docente në praktikat e Kardiologjisë pranë Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë”, Tiranë. Ajo mban titullin "Doktore e Shkencave Mjeksore". Klodiana Spahiu është zgjedhur në dy legjislatura deputete e Partisë Socialiste dhe është anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.