Kreshnik Hajdari
Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Kuçovë
Z.Kreshnik Hajdari ka lindur në Berat, më 29 Korrik 1982. Ai është i martuar dhe ka një vajzë.
Z.Hajdari ka ndjekur arsimin e mesëm pranë Shkollës se Mesme se Përgjithshme Kuçovë. Z.Hajdari ka përfunduar ciklin e plotë të studimeve në Universitetin Politeknik Tiranë, Fakulteti Inxhinierisë Elektrike, dega Elektrik, në vitet 2001 – 2006. Gjithashtu Z.Hajdari është në përfundim të Fakultetit Ekonomik, Dega “Menaxhim Biznes” në Universitetin e Tiranes.
Në nëntor 2013 Z.Hajdari u emërua Drejtor Rajonal i OSHEE Berat dhe ka qëndruar në këtë detyrë deri në Maj 2019, kur ka dhëne dorëheqjen. Gjatës kohës kur ka drejtuar Drejtorinë Rajonale të OSHEE Berat ka arritur rezultate shumë të mira dhe ka përmirësuar performacën e kësaj Drejtorie. Më herët, prej vitit 2006 Z.Hajdari ka punuar në pozicione të ndryshme si Inxhinier Elektrik në sektorin elektroenergjitike.
Që prej vitit 2006 e deri më sot, Z.Hajdari ka qenë pjesë aktive e jetës politike të Partisë Socialiste në qytetin e Kuçovës. Në muajin Shtator 2006 deri në vitin 2010, Z.Hajdari ka qenë drejtues i Forumit Rinor Eurosocialist Kuçovë. Z.Hajdari për tre mandate rresht prej vitit 2007 deri në vitin 2019 është zgjedhur Delegat i Kongresit të Partisë Socialiste. Prej vitit 2016 është zgjedhur Kryetar i Këshillit Socialist, Njësia Administrative Kuçovë.