Lefter Maliqi
Deputet, PD, Qarku Berat
Z. Lefter Maliqi lindi më 10.02.1972 në Berat. Prej 1991 - 1993 ai ndoqi Akademinë Ushtarake të mbrojtjes, ndërsa prej 1993 - 1996 ndoqi Akademinë e Rendit Publik. Në vitet 2005 - 2006 përfundoi studimet tek Instituti Demokratik Amerikan ndërsa n vitin 2008 kreu Kolegjin e Lartë të Mbrojtjes (NATO). Z. Maliqi ka përfunduar në vitet 2010 - 2012 një Master për Studime Europiane.
Prej vitit 1996 - 2005 z. Maliqi ka shërbyer si shef Komisariati në Skrapar dhe Berat, shef policie dhe rendi në Shkodër, Mirditë, Lushnje, Kuçovë, Gramsh, Përmet, Tepelenë, Gjirokastër. Në vitet 2007 - 2009 ai ka qenë Kryetar i Komunës Olltrak, Berat, ndërsa prej 2009 - 2013 ka shërbyer për një mandat të plotë si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Prej 2017 - 2019 ai ka shërbyer si Zëvëndësdrejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.