top of page
Luan Duzha
Deputet, PS, Qarku Elbasan
Z. Luan Duzha ka lindur në Cërrik të Elbasanit, në 25 nëntor 1966. Në vitin 1989 është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë për Financë-Kontabilitet. Në vitet 1995-1996 ka ushtruar detyrën e shefit të financës në Bashkinë Cërrik. Në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” ka ushtruar detyrën si nëndrejtor ekonomik gjatë viteve 2000-2005.
Për pesë vjet ka patur detyrën e drejtorit të Uzinës së Lëndëve Plasëse në qytetin e Elbasanit. Ka drejtuar nga 2010 deri në 2013 Shërbimin Pyjor të Elbasanit. Nga 2013 dhe aktualisht është deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
bottom of page