top of page

Majlinda Cara

Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Kurbin

Shkarko CV

Znj. Majlinda Cara, e datëlindjes 17 Janar 1983, është e martuar dhe ka dy vajza.

 

Znj. Cara ka përfunduar arsimin e lartë në Universitetin "Luigj Gurakuqi" Shkodër, Fakulteti i Shkencave Shoqërore si dhe Master profesional në Manaxhim Arsimi. Gjithashtu ajo zotëron diplomë "Master i Shkencave në E Drejtë Penale" dhe ka kryer kualifikime të ndryshme në fushën e arsimit dhe administrimit publik.

 

Znj. Cara ka qenë pjesë e organizimeve të ndryshme sociale me fokus kryesor gruan dhe fuqizimin e rolit te saj në vendimmarrje.

Eksperienca në punë fillon me mësimdhënien në shkollat e qytetit te Laçit, për të vazhduar më tej në Këshillin Bashkiak të Bashkisë Kurbin. Gjatë periudhës 2014-2019, znj. Cara ka drejtuar Zyrën Arsimore Kurbin.

bottom of page