top of page
Majlinda Qilimi
Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Delvinë
Majlinda Qilimi ka lindur në Delvinë, më 10 Maj 1971. Ka ndjekur studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit “Eqrem Çabej” , në degën Gjuhë - Letërsi. Është kualifikuar në vitin 2005 me titullin “Mësues Specialist” si dhe në vitin 2010 me titullin “Mësues i Kualifikuar”. Ka njës sërë eksperiacash si mësuese e lëndës Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në disa shkolla 9 –vjeçare. Ka kryer një sërë trajnimesh mbi mësimdhënien e diferencuar, zgjidhjen e konflikteve ndërmjet nxënësve në shkollë, planifikimin e orëve të lira në shkollë etj. Është përfshirë gjithashtu në aktivitete shoqërore dhe politike në rrethin e Delvinës. Është anëtare e Partisë Socialiste Delvinë si dhe Anëtare e Forumit të Gruas Socialiste në Delvinë.
bottom of page