top of page

Niko Peleshi

Deputet, PS, Qarku Korçë

Z. Niko Peleshi ka lindur në Korçë, më 11 Nëntor 1970. Ai është i martuar me znj. Amarda Peleshi dhe kanë tre fëmijë, Aleksian, Stivin dhe Johanin. Ka kryer studimet e larta për Inxhinieri Elektronike në Universitetin Politeknik të Tiranës me rezultate të shkëlqyera duke marrë titullin Inxhinier Elektronik. Në vitin 1989 ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në Korçë, me Medalje të Artë. Peleshi ka patur një angazhim të gjatë në fushën e biznesit privat në qytetin e Korçës, si dhe në vitet 2001-2004, ka drejtuar me sukses Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Korçë.

 

Karriera politike e Z. Peleshi fillon në Tetor të 2004-ës, kur emërohet Prefekt i Qarkut Korçë dhe e ushtron këtë funksion për rreth një vit. Në vitin 2005, zgjidhet Kryetar i Partisë Socialiste të qytetit të Korçës. Në zg­jedhjet lokale të Shkurtit 2007 zgjidhet Kryetar Bash­kie i Korçës, për t’u rikonfirmuar edhe njëherë si Kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale të 2011-s. Prej vitit 2012 është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe prej vitit 2013 ështe Zëvendëskryeministër i Shqipërisë. Në vitin 2013 zgjidhet anëtar me të drejta të plota i Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës. Zotëron shumë mirë gjuhën angleze. Flet rrjedhshëm gjermanisht dhe greqisht.

bottom of page