top of page

Nimet Musaj

Deputet, LSI, Qarku Fier

Z. Nimet Musaj lindi më 29.01.1960 në Patos, Fier. Ai ka përfunduar arsimin e lartë pranë Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë në vitet 2005 – 2009.

 

Z. Musaj ka punuar si economist në magazinat e NFP, Patos, përgjatë viteve 1982 – 1993. Në vitet 1993 -1996 ai ka qenë tregtar mallrash ushqimore me shumicë, ndërsa prej 1995 – 2000 ka qenë aksioner tek lojra fati “BINGO”. Në vitet 2000 – 2017 z. Musaj ka shërbyer si aksioner dhe administrator i shoqërisë “Picari” shpk.

 

Eksperienca politike e z. Nimet Musaj përfshijnë:

 

2009- Kandidat për deputet, qarku Fier, PDIU;

2013- Kandidat për deputet, qarku Fier, Aleanca Popullore;

2014-2018: Kryetar bordi, shkolla e mesme “Zhani Ciko”, Patos;

2011-2018: Anëtar i komisionit, Zyra e Punës, Fier;

2015-2018: Kryetar i bordit drejtues, “Qendra e formimit profesional”, Fier;

2007-2011: Kryetar i grupit të këshilltarëve të PDIU-së, Bashkia Patos;

2011-2015: Kryetar i grupit të këshilltarëve të PDIU-së, Bashkia Fier;

2015: Kryetar i grupit të këshilltarëve të LSI-së;

2016: Anëtar i komitetit drejtues të LSI-së.

bottom of page