top of page
Paulin Sterkaj
Deputet, PS, Qarku Shkodër
Z. Paulin Sterkaj ka lindur në qytetin e Shkodrës, më 5 maj 1961. Ai ka përfunduar Institutin e Fiskulturës “Vojo Kushi” në Tiranë. Më vonë, ai është diplumuar edhe në Fakultetin Juridik. Karriera e tij profesionale ka nisur si Oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme, më pas ka punuar si Drejtor i Policisë, komandant i Repartit Special të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Sterkaj ka vijuar kontributin e tij në polici si shef i Policisë në Lezhë, më pas në Dibër dhe Komandant i Repartit “Brisku” në Tiranë. Sterkaj njihet edhe si një biznesmen i suksesshëm në fushën e importit të karburanteve, të restoranteve dhe të ndërtimit. Ai është zgjedhur si deputet në tre legjislaturat e fundit parlamentare.
bottom of page