Pjerin Ndreu

Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Lezhë

Pjerin Ndreu ka lindur në qytetin e Pukës, më 12 dhjetor të vitit 1966. Z. Ndreu ka një karrierë të pasur në fushën e rendit dhe sigurisë. Pas përfundimit të studimeve në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Brendshme në vitin 1988, Ndreu emërohet inspektor i Policisë Kriminale në Lezhë e më pas drejtues i Policisë Kriminale në disa qytete, si Shkodër, Berat dhe Mirditë. Prej viti 1997 e deri në vitin 1999 Pjerin Ndreu mbante postin e shefit të Komisariatit të Policisë Lezhë, Komisariatit nr.1 në Tiranë dhe Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër. Në periudhën 1999-2002 Drejtor Policisë së Qarkut Gjirokastër, Drejtor i Policisë Kufitare Shkodër.

 

Pjerin Ndreu arriti kulmin në vitet 2002-2004, ku mbajti poste të larta në Policinë e Shtetit si zv.Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë. Pjerin Ndreu mban gradën policore Kryekomisar, ndërsa është dekoruar në vitin 2003 nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes”. Gjatë shërbimit në polici, Ndreu kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, dega Drejtësi, e më pas nga viti 2007 e deri në vitin 2013 ka qenë pedagog i kriminologjisë dhe kriminalistikës, Fakulteti Drejtësisë “Justiniani I”. Ai gjithashtu ka ndjekur një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh për gjuhën dhe sigurinë kombëtare në Gjermani, Kanada, Oxford Angli, ICITAP etj. Prej qershorit të vitit 2013 deri në 2019, Z. Ndreu është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë.