Rajmonda Balilaj

Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Patos

Znj.Rajmonda Balilaj u lind në Fier, më 26 Maj 1963. Ajo është e martuar me Z.Mersin Balilaj dhe është nënë e tre fëmijëve, Fioralbës, Lorit dhe Gersit.

Znj.Balilaj, në Korrik 2012 ka kryer studimet Master  në Administrim Publik, pranë Universitetit Mesdhetar të Tiranës dhe në vitin 1989 ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit Ekonomik, dega Financë, Universiteti I Tiranës.

Ka hyrë në politikë në vitin 2000, dhe në vitin 2007 për zgjedhjet e Pushtetit Vendor ka qenë e propozuar brenda subjektit të Partisë Socialiste si kandidate për Kryetare të Bashkisë Patos. Njëkohësisht Znj.Balilaj është Anëtare e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Prej vitit 2011 znj.Balilaj eshte Kryetare e Bashkise Patos.

Znj.Balilaj është specializuar për standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të Kontabilistit, në Menaxhim Burimesh

Njerëzore dhe Hartim e Menaxhim Projektesh. Eshtë pjesë e Platformës Kombëtare për rritjen dhe fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje.

Znj. Balilaj zotëron gjuhën angleze dhe atë italiane.