Ralf Gjoni
Deputet, LSI, Qarku Tiranë
Z. Ralf Gjoni ka lindur më 20.06.1975 në Tiranë. Arsimin e lartë e ka kryer në vitet 1994 – 1995 pranë University of London, Colchester Institute, Britani e Madhe, dega muzikë, pasuar nga një BA në kompozicion pranë Colchester Institute në vitet 1995 – 1998. Përgjatë viteve 2004 dhe 2005 ai ka përfunduar një Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin King’s College London, Britani e Madhe.
Eksperienca e tij në punë përfshin:
1999: Koordinator social, përkthyes i shoqatës qeveritare sociale, Centre Pierre Valdo Lyon, Francë;
2000-2001: Web editor, Interface International Barcelona, Spanjë;
2001-2004: Manaxher ndërkombëtar i PR & marketing, electro-optical systems INC Phoenixville, PA SHBA;
2005-2006: Analist kërkimor në fushën e mbrojtjes, frost & sullivan Londër;
2006-2007: Menaxher, the PR office, Londër;
2007-2008: Public affairs & corporate affairs manager, weber shandwick public affairs Londër;
2009-2012: Drejtor i Përgjithshëm i Komunikimit, Ministria e Punëve të Jashtme;
2013-2017: Këshilltar i Kryetarit të Kuvendit për Politikën e Jashtme.
Z. Gjoni ka nisur angazhimin e tij politik dhe social në vitet 1991 – 1994 si ndihmës-koordinator projektesh ndihmash humanitare, Helimission (Humanitarian Relief NGO), Tiranë. Në vitet 2005 – 2007 ai ka qënë drejtues i degës së Lëvizjes MJAFT në Londër, Britani e Madhe. Prej vitit 2012 – 2018 ai poashtu ka shërbyer si anëtar i Komisionit Drejtues Kombëtar të LSI dhe Sekretar Ndërkombëtar i LSI.